Themeluesit e “AL-ALB TIRANA” shpk kanë një eksperiencë prej mëse 15 vjetësh në prodhimin e të gjitha llojeve të dyerve dhe dritareve prej alumini dhe gjithashtu në përpunime të të gjitha llojeve të xhamit. Punimet tona i shërbejnë klientëve (nga klientët e thjeshtë e deri te kompani të mëdha)duke mbajtur gjithmonë në konsideratë raportin Cilësi e lartë-Cmim konkurues. Nëpërmjet konsulencës teknike dhe profesionale në fazën e preventivit e deri tek asistenca post-shitje, jemi të sigurtë që mund t’ju ofrojmë shërbimin më të mirë dhe cilësor, gjë e cila na ka ndihmuar në krijimin e një reputacioni të mirë te klientët.

Nëpërmjet bashkëpunimeveme partnerë të rëndësishme si Alumil, Exalco, Vakefi, Usluga, 2 Faf, M Sora, Alba Domika etj mundohemi të ofrojmë mbi të gjitha cilësi, komfort, siguri dhe besim te klientët ekzistues dhe potencialë.

Kompania jonë ofron punime të të gjitha llojeve si në vazhdim;
dyer dhe dritare alumini të sistemit të ftohtë, dyer dhe dritare termike, ndarje zyrash me sistemin office, grila persiane dhe veneciane, rrjeta vertikale dhe horizontale, fasada strukturale dhe gjysëm strukturale, fasada me spider, porta xhami, gabina dushi, porta me palosje, kangjella xhami, kangjella alumini, xhama dekorative, xhama të temperuar, xhama të bombarduar, xhama termike, xhama me ngjyrë, harqe dhe cdo gjë tjetër sipas preferencës.