Kompania jonë është gjithashtu e specializuar në punimet e të gjitha llojeve të xhamave, nëpërmjet vënies në dispozicion të asistencës teknike dhe një stafi të mirëkualifikuar. Duke qënë që punimet e xhamit janë njëkohësisht fine por shumë delikate, precizioni dhe siguria janë elementet bazë që ne ofrojmë.

Gama e gjerë e xhamave dhe përpunimit të tyre lejon realizime të vecanta dhe të personalizuara për secilin klient, duke filluar nga xhamat e thjeshtë të dritareve, deri tek punimet më të ndërlikuara duke ofruar kështu ambjente të këndshme në shtëpi, zyra, dyqane e kudo

 

Punimet që ne ofrojmë:

• Përpunime të ndryshme të xhamave me spesor nga 3-20mm dhe prerje të formave të ndryshme sipas preferencave. Ndër tipet e xhamave janë: xhama transparent, xhama me ngjyrë, xhama të bombarduar,xhama pasqyrë, pasqyra, xhama extra clear e shumë të tjera

• Xhama për dritare me një ose dy dhoma ajri ose gazi argon për të ulur zhurmat akustike

• Realizimin e kangjellave të xhamit për ambjente të brendshme apo ballkone

• Realizimin e tendave të xhamit me kapjet dhe aksesorët e përshtatshëm sipas përmasave. Tendat janë funksionale dhe realizohen me xhama të temperuar.

• Realizimin e fasadave strukturale, gjysëm strukturale dhe atyre me spider

• Realizimin e vetratave të dyqaneve, zyrave,bankave,qendrave tregtare duke ofruar një visibilitet të lartë dhe gjithashtu përdorimin e antivandaleve për siguri të lartë dhe antipanikëve.

• Realizimin e portave të xhamit sipas përmasave dhe dizenjove të ndryshme duke ofruar siguri dhe rezistencë, nëpermjet përdorimit të xhamave të laminuar dhe të temperuar.

• Realizimin e gabinave të dushit, me hapje apo me rrëshqitje, me xhama të temperuar; transparent apo të bombarduar me dizenjo sipas preferencës

• Realizimin e xhamave me forma jo të rregullta

• Realizimin e dyshemeve prej xhami

• Gdhëndjet në xham dhe bombardime me rërë

• Xhama të llakuar me ngjyra të ndryshme që përdoren kryesisht në ambjente të brendshme të cilat krijojnë një efekt të këndshëm visual.